Ballina Kronika Si u rrëmbye biznesmeni i ndërtimit nga “oficerët e rremë” të BKH-së

Si u rrëmbye biznesmeni i ndërtimit nga “oficerët e rremë” të BKH-së

167
0

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga mbajtja peng e një biznesmeni me qëllim që t’i merrnin një shumë të majme parash. Personi që u mbajt peng nga vëllezërit Kevin dhe Jurgen Neza dhe kushëriri i tyre, Hysen Neza, është identifikuar si Florjan Sula, biznesmen ndërtimi, që më herët ka qenë i skeduar për mashtrim me pasoja të rënda, grup kriminal dhe pastrim parash në lidhje me call center-at. Ai njihet gjithashtu edhe për lidhje me Amant Josifin. Nga hetimet e Prokurorisë rezulton se ai është marrë me forcë pranë zonës së ish-parkut në kryeqytet, ku vëllezërit Neza dhe kushëriri i tyre i janë prezantuar si agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në këtë mënyrë e kanë detyruar të hypte në automjetin e tyre dhe nga aty rrëmbyesit e kanë çuar në një ambient në Xhafzotaj. Gjatë kohës që e kanë mbajtur peng, dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre e kanë dhunuar që ai t’u paguante shumën prej 1 mln euro. Biznesmeni i ndërtimit iu ka thënë se do t’u paguante 500 mijë euro dhe sapo e kanë lënë të lirë që të dorëzonte lekët, ai ka bërë denoncimin. Policia ka arrestuar Hysen dhe Kevin Nezën vëllezër, ndërsa Jurgen Neza, 28 vjeç, u vetëdorëzua më pas.