Ballina Aktualitet Protesta e kamionistëve të Malit të Zi/ Bllokohet qarkullimi i mjeteve të...

Protesta e kamionistëve të Malit të Zi/ Bllokohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë në doganën e Hanin të Hotit

87
0

Në pikën kufitare të Hanit të Hotit ka nisur bllokimi i qarkullimit të mjeteve të tonazhit të rëndë drejt Malit të Zi, për shkak të protestës 72-orëshe të paralajmëruar nga Shoqata e Kamionistëve të Republikës së Malit të Zi, që ka filluar më 14 prill 2026, nga ora 09:30.

Aktualisht, në doganë janë të pranishme disa mjete të tonazhit të rëndë që presin për të kaluar kufirin, por nuk raportohet për radhë kilometrike apo situatë problematike në qarkullim.

Sipas autoriteteve, për arsye sigurie dhe për të shmangur incidente apo bllokime të mundshme të rrugëve, gjatë kësaj periudhe nuk do të lejohet kalimi i kamionëve nga Shqipëria drejt Malit të Zi. Ndërkohë, vijon normalisht lëvizja e automjeteve të vogla, autobusëve, mjeteve të emergjencës dhe transportit të pasagjerëve.

Arsyeja e protestës nuk është ende e qartë. Në shkurt shoqatat e transportit ndërkufitar në rajon protestuan për rregulla e reja të hyrje-daljes në zonën Shengen.