Ballina Europë Masakra në një shkollë në Turqi, rëndohet bilanci, shkon në 9 numri...

Masakra në një shkollë në Turqi, rëndohet bilanci, shkon në 9 numri i viktimave! Autori…

111
0

Rëndohet bilanci nga masakra e ndodhur ditën e sotme në një shkollë në Turqi.

Raportohet se numri i viktimave ka shkuar në 9. Fillimisht u raportua për 4 viktima, por më pas ndërruan jetë edhe 5 të plagosur që po trajtoheshin në spital.

Ministri i Brendshëm, Mustafa Cifci, njoftoi se sulmuesi ishte nxënës në shkollën ku ndodhi sulmi dhe se e kreu sulmin me armë që e solli nga shtëpia. Ai tha se 13 persona u plagosën në sulm dhe se 6 prej të plagosurve u shtruan në spital në njësitë e kujdesit intensiv.

“Pikërisht kur nxënësit po largoheshin në mëngjes, një 14-vjeçar i klasës së tetë, i cili ishte gjithashtu nxënës në shkollë, hyri në klasën e tij me armë që kishte sjellë nga shtëpia dhe hapi zjarr pa dallim, duke shkaktuar një masakër në shkollë. Si pasojë e këtij incidenti, kemi 9 të vdekur. Tetë prej tyre ishin nxënës dhe një ishte mësues. Trembëdhjetë persona u plagosën, gjashtë prej të cilëve janë të shtruar në spital në kujdes intensiv dhe tre janë në gjendje kritike”, tha ministri turk.