Ballina Kosovë Kosovë/ E rëndë në Malishevë, babai dhe dy fëmijët e mitur humbin...

Kosovë/ E rëndë në Malishevë, babai dhe dy fëmijët e mitur humbin jetën nga zjarri në banesë!

85
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malishevë të Kosovës, ku tre persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një banesë.

Lajmin e ka konfirmuar Drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, i cili bëri të ditur se viktimat janë një burrë 35-vjeçar dhe dy fëmijët e tij, të moshës 9 dhe 12 vjeç.

“Kemi tre viktima: babai 35-vjeçar dhe dy fëmijët e tij të moshës 9 dhe 12 vjeç”, deklaroi Graishta.

Sipas autoriteteve, rreth orës 12:55 është raportuar për një incident zjarri në një banesë në lagjen “Mirëdita” në Malishevë.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë dalë njësitë policore, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente.