Ballina Politika Kryeministrja Meloni pret kreun e qeverisë/ Rama nuk harron ‘adetin’, i ulet...

Kryeministrja Meloni pret kreun e qeverisë/ Rama nuk harron ‘adetin’, i ulet sërish në gjunjë homologes

90
0

Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Itali. Ai është pritur nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni në Pallatin Chigi. Gjatë ceremonisë zyrtare të pritjes shefi i qeverisë pati të njëjtën përshëndetje për homologen italiane, duke iu ulur sërish në gjunjë.

Pas ceremonisë zyrtare Rama dhe Meloni zhvilluan një takim kokë më kokë, me fokus ecurinë e bashkëpunimit mes dy vendeve, thellimin e marrëdhënieve mes tyre, si dhe çështjet me interes të përbashkët rajonal dhe evropian.

Vizita e kryeministri Rama në Romë dhe Barcelonë zhvillohet në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare dhe forcimit të bashkëpunimit me partnerët evropianë.