Ballina Politika “E karikoj makinën te priza e telefonit”/ Përplasje e fortë Korreshi–Karakaçi: Bëj...

“E karikoj makinën te priza e telefonit”/ Përplasje e fortë Korreshi–Karakaçi: Bëj aplikim për mjet elektrik

108
0

Në seancën e kësaj të enjte në Kuvendin e Shqipërisë, deputeti i PD, Saimir Korreshi u përplas me ministrin e Energjisë, Enea Karakaçi.

Deputeti demokrat kritikoi qeverinë për mungesën e institucioneve në Lushnje, duke thënë se e gjithë vëmendja ka kaluar në Fier dhe Berat.

“E karikoj makinën te priza e telefonit. Ne të gjithë varemi nga Fieri, AKU, mjedisi… Vetëm në Lushnje nuk ka asgjë. Ti i deleguar në Lushnje, ai tjetri Nufi. Si nuk sollët një institucion në Lushnje. Gjykata e prokurori jo e jo. Për atë do t’i lutemi Tonit. Ua çfarë turpi.

Ke qenë ndonjëherë te zyrat e OSHEE në Lushnje? Aman o burrë i dheut. Nuk meritojnë këta lushnjarët një bojë e një llaç. I patë ata zjarrfikësit,. Njëherë që ra zjarr u dogjëm. Zjarrfikësit shkojnë mbushin ujë në Fier. Të digjen dy mullarë, një nuk shpëton.

S’ka Lushnja asgjë. Të rregulloni zyrat e OSHEE. Jo për faj të atyre që punojnë aty, po për fajin tuaj që nuk sillni një 2 mijë lekësh në Lushnje. Shkojmë nesër bashkë dhe i vizitojmë”, tha Korreshi.

Nga ana tjetër, ministri iu përgjigj duke thënë se investimet energjike në Lushnje po bëhen dhe në fshatrat rreth qytetit.

“Është e vërtet që kam një ndjeshmëri pozitive ndaj Lushnje. Si e tillë, patjetër do ju sugjeroja që të dilnit dhe të shihnit që në Ballagat-Hysgjokaj janë duke u bërë 30 kabina ABC, në Kolonjë 13 kabina ABC, në Dushk 13 kabina ABC, në Golom 3 kabina ABC. Të sugjeroj t’i shikosh edhe për të qenë më afër qytetarëve aty. Të dëgjova që makinën e karikon te priza e celularit. Të sugjeroj që të bësh një aplikim që ta bësh kërkimin te mjeti elektrik. Ka edhe çmim tjetër”, tha Karakaçi.