Ballina Aktualitet Në kërkim nga SPAK për trafik kokaine: Kompania e sekuestruar e Jetmir...

Në kërkim nga SPAK për trafik kokaine: Kompania e sekuestruar e Jetmir Pepajt fitoi 7.1 miliardë lekë nga tenderat publik

106
0

Prokuroria e Posaçme goditi një prej grupeve më të rrezikshme kriminale në vend të drejtuar nga Jetmir Pepaj alias Mir Pepaj, i cili u shpall në kërkim ndërkombëtar për akuzat e trafikut të kokainës, grupit kriminal dhe pastrim parash.

Sipas SPAK grupi kriminal ka operuar në Amerikën Latine në Belgjikë dhe Holandë, ku janë dokumentuar 8 episode të trafikimit të kokainës. Përgjatë viteve 2019-2021, sipas prokurorisë së Posaçme janë trafikuar 7.5 tonë kokainë, në tetë episode në ndryshme.

Në total SPAK firmosi 11 urdhër arreste, përfshirë dhe për kreun e grupit Jetmir Pepaj. Vetëm 3 prej të dyshuarve ranë në pranga, ndërsa 8 të tjerë janë në kërkim.

SPAK sekuestroi pasuri me vlerë 12 mln euro që dyshohet se iu përkasin kreut dhe anëtarëve të dyshuar të këtij grupi.

Një prej kompive të sekuestruara është “Pepa Group” e cila zotërohet nga familjarë të Jetmir Pepaj.

Kjo kompani rezulton të ketë përfituar kontrata publike në vlera miliona euro.

Referuar të dhënave të Open Data rezulton se kjo kompani ka fituar e vetme 12 tendera me një vlerë që shkon në 7.1 miliardë lekë.

Shumicën e procedurave publike që ka përfituar janë nga bashkia e Tiranës me gjashtë të tilla, tre nga bashkia Kukës, dy nga bashkia Fushë Arrëz dhe një nga bashkia Lezhë. Ndër to mund të përmendim ndërtimin e shkollës 9-vjeçare Pjetër Budi në Tiranë me vlerë 3.7 miliardë lekë. “Pepa Group” ka fituar tenderin për ndërtimin e qendrës “Ten” apo atë për rikonstruksionin e Varrezave të Dëshmorëve.

“Pepa Group” ka fituar dhe tendera të tjerë, që lidhen me programin e rindërtimit, të paktën 6 procedura apo rikonstruksion të rrugëve por ka hyrë në garë bashkë me kompani të tjera.