Ballina Kronika E rëndë/ Braktisi foshnjën në spital, shpallet në kërkim një shtetase e...

E rëndë/ Braktisi foshnjën në spital, shpallet në kërkim një shtetase e huaj në Tiranë

91
0

Një shtetase e huaj është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se ka braktisur fëmijën e saj të mitur në një spital në Tiranë.

Sipas njoftimit të Policisë, bëhet fjalë për shtetasen me inicialet M. Ch., ndaj së cilës kanë nisur veprimet procedurale nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3.

Autoritetet po punojnë për lokalizimin dhe kapjen e saj, ndërsa fëmija ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe strukturave përkatëse.