Ballina Politika Largimi Marjana Koçekut kishte nisur me kohë, ndotjet mjedisore, prishjet në Theth,...

Largimi Marjana Koçekut kishte nisur me kohë, ndotjet mjedisore, prishjet në Theth, mosvotimi barazisë gjinore dhe mbështetje deputetëve opozitës

99
0

Deputetja e Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës, Marjana Koçeku, ka njoftuar pasditen e sotme se nuk do të jetë më pjesë e grupit parlamentar socialist dhe do të vijojë mandatin si deputete e pavarur.

Sipas informacioneve të A2 CNN, vendimi i saj vjen pas një sërë qëndrimesh dhe zhvillimesh të fundit brenda grupit parlamentar të PS-së, përfshirë edhe mosvotimin e ligjit për barazinë gjimore, ku deputetja është larguar nga salla gjatë votimit.

Gjithashtu raportohet se Koçeku ka marrë kritika edhe në mbledhje të mbyllura të grupit parlamentar socialist, përfshirë edhe nga kryeministri Edi Rama, lidhur me çështje si prishjet e ndërtimeve në Theth.

Në qëndrimet e saj publike, Koçeku ka folur më herët për ndotjen mjedisore, duke ngritur shqetësime për ndotjen e lumenjve si në takime lokale në Shkodër, ashtu edhe në Kuvend, ku në disa raste ka mbështetur edhe qëndrime të deputetëve të opozitës, përfshirë Kliti Hotin.

Gjithashtu, ajo ka reaguar në mbështetje të rektorit Gjuraj dhe ka mbajtur qëndrime që kanë sjellë diskutime brenda radhëve të PS-së.

Raportohet se në një aktivitet për 35-vjetorin e PS-së në Shkodër, gjatë një takimi në kala, deklarata e saj drejtuar kryeministrit Rama për “bluzën rozë me flamingo” është interpretuar si ironi nga disa pjesëmarrës./A2 tv