Ballina Sport Crystal Palace kualifikohet, eliminohet Fiorentina! Ja takimet e gjysmëfinales së Conference Leagues

Crystal Palace kualifikohet, eliminohet Fiorentina! Ja takimet e gjysmëfinales së Conference Leagues

71
0

Skuadra angleze Crystal Palace është kualifikuar në gjysmëfinale të Conference League, pavarësisht humbjes 2:1 ndaj Fiorentina në ndeshjen e kthimit.

Palace e kishte siguruar një avantazh të madh në ndeshjen e parë dhe kalon tutje me rezultat të përgjithshëm 4-2.

Anglezët kanë kaluar në epërsi në këtë takim me golin e Ismaïla Sarr, i cili ka shënuar me kokë pas asistimit të Daniel Munoz.

Fiorentina është rikthyer në lojë në pjesën e parë, kur Albert Guomundsson ka realizuar nga penalltia.

Në pjesën e dytë, vendasit e kanë përmbysur rezultatin me një gol nga distanca të Cher Ndour, por kjo nuk ka mjaftuar për ta ndryshuar fatin e kualifikimit.

Në fund, Crystal Palace ka arritur ta ruajë avantazhin e përgjithshëm dhe ka siguruar një sukses historik, duke arritur për herë të parë në gjysmëfinale të një gare të madhe evropiane.

Në gjysmëfinale, skuadra angleze do të përballet me Shakhtar Donetsk.

Ndërsa gjysmëfinalja tjetër zhvillohet mes Rayo Vallecanos dhe Strasbourg..