Ballina Kronika U kap jashtë banese duke thyer masën e arrestit të shtëpisë, arrestohet...

U kap jashtë banese duke thyer masën e arrestit të shtëpisë, arrestohet 31-vjeçari

81
0

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata për “Vjedhje”, e “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” kapet dhe ndalohet 31-vjeçari. Në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kapën dhe ndaluan shtetasin S.B., 31 vjeç, banues në fshatin Fushë-Alie, Dibër.

Ky shtetas kishte dalë nga banesa e tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.