Nga Enver Isufi
Jemi dëshmitar se 15 vitet e fundit bota është ndeshur me tre kriza të mëdha.Kriza e viteve 2008-2010, Kriza e e viteve 2019-2022 nga pandemia globale shkaktuar nga sëmundja vrusale COVID , dhe kriza e viteve 2022-2026 e shkaktuar nga luftar Rusi – Ukranë dhe ajo tani në Lindjen e Mesme, mes Izrael dhe USA nga njëra anë dhe Iranit nga ana tjetër.Lufta aktuale në Lindjen e Mesme,e cila është rajoni ku ka origjinë energjia botërore me bazë naftën dhe gazin , ka shkaktuar shqetësive të mëdha për ekonominë botërore.
Edhe në rastin më fatlum sikur kjo luftë do pushojë sot, përsëri koha që do të kërkohet për rindërtimin e infrastrukturës energjitke të shkatërruar do të kërkojë disa vite kohë.Kjo situatë kërkon para nesh të përshtasim çdo sektor të ekonomisë në atë qasje që zbut sadopak pasojat e kësaj krize.
Në këtë shkrim, dua të përqëndrohem vetëm te bujqësia,madje jo në të gjithë bujqësinë , por në bujqësinë e vogël dhe shumë të vogël, e cila përfshinë një numër shumë të madh prodhuesish kryesisht për vetë furnizim me produkte bujqësore.
Rigjallërimi i shpejtë i bujqësisë së vogël dhe shumë të vegjël në fshatra dhe qytete, do ishte një rezervë e madhe prodhimi me kosto më të ullët.
Një mundësi tjetër do të ishte riorganizimi i një segmenti të bujqësisë që unë do ta quaja “Bujqësi publik”, ose “Bujqësia e komunitetit»
Bujqësia në kushtet e shqipërisë ndahet në
- Fermerë të mëdhej mbi 5 ha tokë,
- Fermerë mesatar 1- 5 ha-
- Fermerë të vegjël 1-2 ha si
- Prodhues shumë të vegjël ku futen nën 1 ha
- Prodhues në baçe në fshat ose në qytet me sasi toke nga 100-500 metra katrorë.
Ideja është që të rrisim sipërfaqen prodhuese të produkteve bujqësore dhe blegtorale në çdo familje ku kjo është e mundur,kjo për vetë- furnizim të plotë ose pjesërisht kryesiht me fruta , perime, mish dhe vezë.
Kjo shtresë prodhuesish shumë të vegjël duhen nxitur që të braktisin kafenetë dhe të dalin të punojnë në tokën e tyre
Këto prodhues të vegjël dhe shumë të vegjël të mbështeten nga Ministria Bujqësisë dhe Pushtet Vendore, )Bashkitë dhe Njesitë Administrative).
Si mund të ndihmohen nga shteti një ide e tillë ?
Këto persona ndihmohen kryesisht me;
- Fidana , farëra dhe plasmas për prodhime perimesh të hershme dhe të vonta .
- Ndihmesa me pajisje të mekanizimit të vogla si ato për punimin e tokës, prashitjet, ujitjet e bimëve, kositjes e dorës për barin,
- Abalazhimi i plehrave dhe PMB me paketime të vogla,
- Plasmase për mikro serra 50-200 metra katror
Në ndihmë të këtyre prodhueseve familjarë shteti paguan edhe shërbimin këshillimor me agronomë e veterinar.
Për banorët në qytete përveç zbatimit të bujqësisë me konceptet e bujqësisë urbane, në zonat jasht qyteteve shteti ,komuniteti mund të japi në përdorim 500- 1000 metra tokë për kopësht privat për familjet që dëshirojnë ta përdorin këtë tokë për perime, fruta, pulari të vogla me 50-100 pula.
Sasia e personave që gradualisht do ta përkrahë këtë mbështetje do jetë në rritje nga viti në vit,duke prodhuar mijëra ton prodhime, duke ushqyer familjet e tyre me kosto të ulët.
Ferma të bujqësisë së komunitetit.
Mendoj se duhet deverisfikuar pronësia në bujqësi.Krahas sistemit privat mund të ngrihen ferma publike, ose ferma të komunitetit me organizimin dhe financimin nga Bashkitë dhe Njesitë Adminsrative.
Këto ferma mund të mbjellin bimë bujqësore , të cilat kërkojnë më pak punë si patate, fasule, presh, qepë , hurdhëra, lakër, lulelakër, brokul, misër e jonxhë për blegtorinë dhe pularitë e vogla
Familjet që mund të rrisin nga një 2-3 dele ose nga 2-3 dhi qumështi, dhe 100-200 pula.
Rezervuarët dhe brigjet e përrejve dhe lumejve mund të bëhen burim të prodhimit të patave dhe rosave, si dhe nxitja peshkut në basenat e vegjël me ujë.
Këto produkte shiten në tregun publik, duke qënë me përpasi për konsumatorët e familjeve më në nevojë, sepse çmimet mendohet se do jenë 20-30 % më lirë se produktet e duqaneve dhe supermarkatave private.
Pra synimi është që kjo krizë mund të kthejmë në një situatë pune konkrete , ku shumë individë bëjnë punë të dobishme si në tokën e tyre dhe në tokën e komunitetit.
Duhen gjetur pra metoda që njerzit të kalojnë nga kafenetë në tokat prodhuese.Marja e njerzëve me punë është burim i të ardhurave familjare dhe largim nga parazitizmi dhe veset e dobëta sociale.







