Ballina Kronika Aksion në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, forcat Operacionale zbarkojnë...

Aksion në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, forcat Operacionale zbarkojnë me kontrolle të imtësishme në çdo qeli

79
0

Një operacion kontrolli i imtësishëm është kryer në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ku kohët e fundit janë transferuar emra të njohur të botës së krimit dhe është nga burgjet më të populluara në Shqipëri.

Sipas burimeve jo zyrtare, ndërhyrja ka nisur që në orët e para të mëngjesit, me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të burgjeve. Forcat speciale të DAP kanë “zbarkuar” në ambientet e institucionit, duke ushtruar kontrolle të imtësishme në çdo qeli, sektor dhe hapësirë të brendshme të burgut.

Rreth 20 automjete të forcave operacionale janë angazhuar në terren, ndërsa pjesëmarrja e një numri të lartë efektivësh tregon për seriozitetin dhe shkallën e lartë të këtij aksioni.

Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar mbi rezultatet e kontrollit në burgun e Peqinit, ndërsa mbetet për t’u parë nëse operacioni do të çojë në zbulime konkrete apo masa disiplinore ndaj të dënuarve apo stafit.

Ky kntroll masiv vjen në një kohë kur siguria në burgje mbetet një nga sfidat kryesore të sistemit penitenciar në Shqipëri, duke shtuar nevojën për kontrolle të shpeshta dhe masa më të forta parandaluese.