Ballina Politika Spiropali dje fliste për institucione që bëjnë presion, sot për besnikëri ndaj...

Spiropali dje fliste për institucione që bëjnë presion, sot për besnikëri ndaj socialistëve: Politika shqiptare dhe arti për të mos u larguar shumë nga partia

100
0

Deputetja e PS, Elisa Spiropali, e ka nisur këtë të shtunë ditën me takimin në zonën e Liqenit të Thatë, me strukturat socialiste.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali shkruan: Kudo dhe kurdo me socialistët, për Shqipërinë siç i ka hije.

Spiropali njihet si një ndër zërat kritikë brenda mazhorancës, ku nuk kanë munguar gjatë këtyre ditëve dhe postimet në rrjetet sociale ku ka përcjellë një mesazh të fortë duke ngritur shqetësimin për një model drejtimi që, sipas saj, po dominon sot Partinë Socialiste dhe institucionet shtetërore.

Ajo thotë se institucionet nuk funksionojnë më si mekanizma vendimmarrjeje dhe llogaridhënieje, por si mjete presioni dhe kontrolli, duke u përdorur si “hanxhar” ndaj individëve, bizneseve, mediave dhe grupeve të caktuara.

Por sot, e njëjta figurë politike ka zgjedhur një ton tjetër. Në një postim publik ajo shkruan:
“Kudo dhe kurdo me Socialistët, për Shqipërinë siç i ka hije.”

Mesazhi është i qartë: pavarësisht gjithçkaje që u tha një ditë më parë, besnikëria ndaj partisë mbetet e paprekur.

Në politikën shqiptare kjo nuk është një kontradiktë, por një ritual i njohur. Mund të akuzosh sistemin, mund të flasësh për presione, mund të sugjerosh se shteti është deformuar. Por ka një vijë që nuk duhet kaluar: ajo që të ndan nga partia.