Ballina Aktualitet Kafshëria nuk ndalet para asgjëje/ Golemizohet Himara, Rama jep leje për kulla...

Kafshëria nuk ndalet para asgjëje/ Golemizohet Himara, Rama jep leje për kulla në perlën e Jugut

153
0

Kur Edi Rama urdhëroi arrestimin e Fredi Bejlerit, shumë shqiptarë ndoshta u ndjenë të lehtësuar për shkak të akuzave që ishin hedhur mbi të kaluarën e politikanit minoritar. Por eliminimi politik i Bejlerit duket se ishte pjesë e një plani kriminal për shkatërrimin e një prej perlave më të bukura të Shqipërisë duke ia dorëzuar atë kafshërisë së betonit. Tani plani u kompletua.

Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen për ndërtimin e disa kullave deri në 16 kate në Potam të Himarës.

Kafshëria nuk ndalet para asgjëje/ Golemizohet Himara, Rama jep leje

Kompania përfituese e lejes është Eldino, e cila zotërohet nga Gabriela Dino. Kjo kompani është përfituese e disa lejeve në vende të mbrojtura, përfshirë 5 kulla poshtë digës së liqenit Artificial në Tiranë.

Por tashmë që përbindëshat e betonit mbërritën në Himarë, qeveria është praktikisht duke përmbyllur Golemizimin e gjithë bregdetit shqiptar. Në Durrës, Vlorë, Shëngjin, Velipojë, Sarandë, tashmë edhe në Himarë, bregdeti shqiptar po përmbytet nga kullat e larta, teksa babëzia nuk ndalet para asgjëje.

Plan kriminal

Plani për betonizimin e Himarës nisi menjëherë pas arrestimit të Fredi Belerit, kryebashkiakut që nuk u bë dot kurrë, njësoj si Renis Targeriani në sagën e famshme Game of Thronës. Në tetor të vitit 2023, Jorgo Goro, i cili qendroi në krye të bashkisë me mandat të rrëmbyer, nisi procedurat për ndryshimin e planit urbanistik të Himarës. Kapitali e paralajmëroi atë që po ndodhte. (Lexo këtu).

Sapo nisi procedurën, Goro e kreu detyrën e tij dhe më pas e plasën në burg. Por ajo që nisi nga ai u përfundua nga një tjetër kryebashkiak socialist. Ky ishte Vangjel Tavo, i akuzuar për rrëmbim pronash në jug bashkë më familjen e tij. (Lexo këtu).

Vitin e kaluar, Këshilli Bashkiak i Himarës miratoi mes shumë tensionesh planin e ri, i cili praktikisht e shndërron të gjithë Himarën në një kantier betoni dhe rrit në qiell lartësitë e ndërtimeve.

Kafshëria nuk ndalet para asgjëje/ Golemizohet Himara, Rama jep leje

Tashmë janë duke ardhur pasojat e para të asaj që u planifikua për shumë kohë dhe me rrëmbim zgjedhjesh. Mbi Himarë ka vërshuar babëzia e ndërtueve si Abaz Dino dhe soji i tij duke i futur përbindëshat e betonit në zemër një nga perlave më të bukura të bregdetit jo vetëm shqiptar, por edhe më gjerë.

Faik Konica e pati thënë dikur. Armiqtë më të mëdhenj të Shqipërisë janë vetë shqiptarët. Grekun Beleri e futën në burg pikërisht, që shqiptarët të shkatërronin Himarën. Dhe ja arritën qëllimit./Kapital