Ballina Politika Rama bashkë me Alexin në Barcelonë, por kryeministri i Shqipërisë fsheh takimet...

Rama bashkë me Alexin në Barcelonë, por kryeministri i Shqipërisë fsheh takimet me të birin e Sorosit

114
0

Nga Roma, Edi Rama fluturoi direkt në Barcelonë, për të marrë pjesë në një takim të socialistëve evropiane.

Ai vetë dhe zyra e shtypit të kryeministrit ka publikuar pamje nga ky samit, ku edhe Rama ka zhvilluar takime me të pranishmit.

I pranishëm në këtë samit ka qenë dhe Alex Soros, djali i manjatit ekstremist të majtë, Xhorxh Soros që njihet dhe si mentor i Edi Ramës.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Sorosi i ri, me një postim në rrjetet sociale.

‘Ishte një nder të mirëprisnim në Barcelonë kaq shumë liderë dhe aktivistë të jashtëzakonshëm për Samitin e parë Global Progresist, një takim i veçantë që mblodhi mijëra pjesëmarrës nga mbi 100 vende dhe organizata’, shkruan Sorosi i ri në Instagram.

Rama edhe këtë herë, ka vendosur që të fshehë nga publiku takimet me Sorosin e ri. Në postimet e Ramës nuk ka asnjë foto nga takimet e gjata që ka zhvilluar Rama me Alex Sorosin në Barcelonë.

Image