Ndodh edhe kështu, ku një 47 vjecare ka kanosur punonjesin e pastrimit te bashkisë dhe me pas inatin e nxjerrë duke djegur edhe disa kazane me mbeturina. Sipas policisë që ka marrë denoncimin e punonjesit ne fjale me inicialet P.M e gjitha kjo ka ndodhur për shkak të një konflikti në punë. Policia e Plazhit ku ka nodhur edhe ngjarja ka referuar materialet në prokurorinë e Durrësit për të ndjekur çeshtjen më tej.
Informacioni Policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori për shtetasin Y. A., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kallëzuar shtetasi P. M.,(punonjës i Pastrimit në Bashkinë Durrës), se e ka kanosur me fjalë dhe ka djegur disa kazanë për shkak të një konflikti pune.







