Ballina Kronika Aksident në aksin rrugor Bicaj-Kukës, drejtuesi i mjetit përplas për vdekje 64-vjeçarin,...

Aksident në aksin rrugor Bicaj-Kukës, drejtuesi i mjetit përplas për vdekje 64-vjeçarin, shoqërohet në polici

77
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Bicaj-Kukës ku ka humbur jetën një 64-vjeçar, si pasojë e përplasjes me një automjet.

Policia njofton se, ngjarja ndodhi rreth orës 13:30, në aksin rrugor Bicaj – Kukës, shtetasi F. B., 56 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. H., 64 vjeç, banues në fshatin Bicaj.

Si pasojë, 64 vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Kukës/ Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në aksin rrugor Bicaj – Kukës, shtetasi F. B., 56 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. H., 64 vjeç, banues në fshatin Bicaj.