Ballina Politika “Soj i papranueshëm për Parlamentin”, Lala shpërthen” ndaj deputetes socialiste:Paguhet me taksat...

“Soj i papranueshëm për Parlamentin”, Lala shpërthen” ndaj deputetes socialiste:Paguhet me taksat tona, çfarë populli..

142
0

Gazetarja Klodiana Lala ka shpërthyer ndaj deputetes socialiste Zegjine Çaushi, pasi kjo e fundit ka ironizuar gjendjen shëndetësore të deputetit demokrat Klevis Balliu, i cili mbeti i lënduar në protestën e PD-së.

 

Me anë të një postimi në Facebook, Lala e ka cilësuar Çaushin si “sharlatanja e Parlamentit”.

Më tej, ajo shkruan: “Çfarë populli jemi që pranojmë llojin e saj?”

“Zeqineja, sharlatanja e Parlamentit që paguhet me taksat tona! Çfarë populli i mjerë paskemi qenë që pranojmë sojin e Zeqinesë, alias Zegjines!”, shkruan gazetarja në postimin e saj.

Postimi i Lalës

Kujtojmë se deputetja Çaushi, në dy postime në Facebook, ka ironizuar gjendjen shëndetësore të deputetit të PD-së, Klevis Balliu, i cili mbeti i lënduar pasi iu hodh spraj lotsjellës nga policia gjatë protestës së opozitës.