Ballina Politika I pranishëm edhe Rama/ Gazeta izraelite: Një kor me zëra anti-Izrael në...

I pranishëm edhe Rama/ Gazeta izraelite: Një kor me zëra anti-Izrael në samitin e Sorosit në Spanjë

85
0

Gazeta e njohur izraelite me bazë në SHBA, Jewish Insider, raporton se në samitin e Alex Soros në Spanjë, ku i pranishëm ishte edhe Edi Rama, u mblodhën një numër figurash anti-Izrael.

Gazeta e quan këtë samit të të majtës si një kor me zëra kundër Izraelit.

“Pjesëmarrësit përfshinin senatorin Chris Murphy, ligjvënësin izraelit Ahmed Tibi, presidentin e Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa dhe presidentin brazilian Lula de Silva,” shkruan gazeta.

Sipas medias së njohur, samiti u organizua nga filantropi i majtë Alex Soros.

Qëllimi i samitit të përfaqësuesve të majtë nga 40 vende të botës ishte ofrimi i një alternative ndaj forcave të konservatore.

Në samit ishte edhe britaniku Jeremy Corbyn, ish-drejtues i Partisë Laburiste britanike, që u zhvesh nga ky post për shkak të qëndrimeve të tij antisemitike.

Gazeta thekson se në takim për të krijuar njëfarë diversiteti ishte edhe Hillary Clinton dhe Edi Rama, që ka deklaruar se është mbështetës i Izraelit.

Samiti është konsideruar gjerësisht në media të ndryshme edhe si një takim anti-Trump.

Vetë Murphy deklaroi gjatë këtij samiti se ‘Trump do i japë fund demokracisë’.

Nga ana tjetër, gazeta nënvizon se Soros është një nga kritikët më të fortë të luftës së SHBA në Iran, duke vlerësuar Spanjën për qëndrimin e saj për të mos lejuar Amerikën që të përdorë bazat e saj.

Trump e kritikoi ashpër këtë qëndrim të mikut të Edi Ramës, kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez.

Kurse ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar tha se Sanchez është një hipokrit që ka marrëdhënie me regjime totalitare si për shembull me Maduron dhe Erdoganin.