Ballina Europë Skandal i madh financiar në Ukrainë, goditet rrjeti/ Fondi do shkonte për...

Skandal i madh financiar në Ukrainë, goditet rrjeti/ Fondi do shkonte për drone, si u shpenzuan 15.3 mln euro për mallra luksi

106
0

Një skandal i madh financiar është zbuluar në Ukrainë, ku autoritetet kanë çmontuar një rrjet përvetësimi fondesh në vlerë prej rreth 800 milionë hryvnia (15.3 milionë euro), të destinuara për blerjen dhe prodhimin e dronëve për luftën.

Sipas hetimeve të kryera nga Gosfinmonitoring, fondet u kanalizuan përmes një sërë kompanish “fasadë” dhe përfunduan duke u shpenzuar për mallra luksi si veshje, këpucë dhe parfume, në vend që të përdoreshin për nevoja ushtarake.

Autoritetet kanë ndërmarrë masa të menjëhershme, duke ngrirë llogaritë bankare të personave të përfshirë në këtë skemë mashtrimi.

Rast i veçantë: ushtar arrestohet për vjedhje dronësh Në një zhvillim të ndarë, një ushtar ukrainas është arrestuar pasi vodhi dronë me vlerë 5.5 milionë hryvnia (rreth 96 mijë euro), të cilët ishin të destinuar për frontin e luftës.

Sipas mediave lokale, gjatë periudhës nga qershori 2023 deri në shtator 2025, ai shfrytëzoi aksesin në pajisjet e një njësie ushtarake për të përvetësuar dronët dhe më pas i shiti në dyqane pengjesh. Ngjarjet kanë ngritur shqetësime serioze mbi menaxhimin e fondeve dhe pajisjeve ushtarake në Ukrainë, në një kohë kur vendi vazhdon të përballet me sfida të mëdha për shkak të luftës.