Edi Rama pritet të udhëtojë drejt Athinës për të marrë pjesë në një forum ekonomik.
Bëhet fjalë për forumin ekonomik të Delfit.
Pasi u kthye nga një forum anti-Trump dhe anti-BE në Spanjë, Rama po lobon që të takohet me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.
Sipas medieve greke, kontaktet diplomatike po eksplorojnë mundësinë e një takimi në Athinë të Ramës me homologun grek.
Deri tani nuk është konfirmuar asnjë takim formal mes tyre.
Meqë të dy do të flasin në të njëjtin forum, ekziston mundësia që mes tyre të ketë vetëm një takim të shkurtër, shkruajnë mediat greke.
Më herët gjatë këtij viti, Mitsotakis e injoroi Ramën pasi ky i fundit tha grekët nuk janë pasardhës të Aristotelit dhe Platonit.
Mitsotakis tha se Rama bën vazhdimisht deklarata të papërshtatshme.







