Ballina Kronika DURRES/ 19 vjeçarja tenton ti japë fund jetës duke prerë damarët

DURRES/ 19 vjeçarja tenton ti japë fund jetës duke prerë damarët

149
0

Një vajzë 19 vjecare ka tentuar ti japë fund jetës duke prerë damarët. Lajmi është bërë I ditur nga policia Durrësit që ka marrë informacion se në spital është paraqitur për të marrë ndihmë mjeksore një 19 vjecare që rezulton se është banore në qytetin e Lushnjes. Pasi ka mbërritur në ambjentet e spitalit ku 19 vjecarja ka qenë duke marrë ndihmën nga mjekët, është mësuar gjithashtu se vajza 19 vjecare ka tentuar të vetvritet duke prerë damarët në kushte të rënduara psikologjike. Ndërsa policia po heton arsyet që kanë cuar në këtë vendim të saj, mjekët kanë deklaruar se ajo është jashtë rrezikut për jetën, gjë e cila konfirmohet edhe nga policia Durrës.

Informacioni policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi është paraqitur në spital, një 19-vjeçare, banuese në Lushnjë, e cila dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, ka tentuar të presë damarët. Ajo mori ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.