Ballina Politika Deklarata bombë në Londër, Berisha: Është faktuar me dokumente zyrtare se, Taulant...

Deklarata bombë në Londër, Berisha: Është faktuar me dokumente zyrtare se, Taulant Balla ka porositur vrasje

110
0

Kreu i Partisë Demokratike tha gjatë takimit me median duke komentuar nje deklaratë të një shtetasi shqiptar publikuar në median britanike se, “është faktuar me dokumente zyrtare se, Taulant Balla ka porositur vrasje”.

Sali Berisha: Informacion konkret për këtë rast nuk kam. Koment kam të plotë.

Është e dokumentuar me dokumente zyrtare në dosjet e SKAP-it të partisë, me dokumente zyrtare, se Taulant Balla ka bërë ndërlidhjen direkte për probleme elektorale midis kartelit Çela dhe Edi Ramës.

Është e faktuar, në mënyrë zyrtare me dokumente zyrtare, me regjistrime, se Taulant Balla ka porositur vrasje. Dhe këto dokumente, këto regjistrime, janë djegur me proces-verbal i cili është publikuar në media nga gjykatësja Vyshka, mos gaboj dhe një prokuror tjetër.

Është e dokumentuar fakti se Taulant Balla është nisur me urdhër të Suel Çelës me prokurorin Vat Staka në Shkodër për të liruar terroristët që i vendosën tritolin ndën shalë Lulzim Kullës. Është e vërtetuar me dokumente zyrtare se Taulant Balla, ministër, kërkonte autoriteteve gjyqësore të Elbasanit që të rikthenin dosjen e ‘Toyota Yaris’, makinave tani, jo parave se paratë i kishin zgjidhur, por tani makinat duhet t’i riktheheshin kartelit, sillni tek policia që t’i nxirrnin jashtë afateve ligjore të rikthehen.

Nuk ka një të dytë pas Edi Ramës më të inkriminuar në Shqipëri se Taulant Balla.

Unë nuk e njoh atë personin që ka bërë këtë deklaratë në gjykatat e Londrës, por e vërteta është kjo që them për Taulant Ballën dhe gjithë këto dokumente janë në këtë dhe unë i kam paraqitur.

Dhe këta janë famëzi. Urdhëroni. Kryetari i grupit parlamentar të partisë së krimit rezulton… ky s’po, polivalent ky. Ky është një rast tjetër ky që del tani në Londër për të.