Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka njoftuar vendosjen e kufizimeve të reja të vizave për 75 persona të lidhur me Sinaloa Cartel.
Sipas njoftimit, masat prekin anëtarë familjesh dhe bashkëpunëtorë të afërt të individëve që janë të sanksionuar për lidhje me këtë kartel. Vendimi bazohet në një urdhër ekzekutiv që synon goditjen e rrjeteve kriminale dhe trafikut të drogës.
Rubio ka bërë të ditur se këto hapa janë pjesë e përpjekjeve për të rritur sigurinë dhe për të luftuar aktivitetet e grupeve të rrezikshme kriminale që ndikojnë jo vetëm në SHBA, por edhe në rajon.
Departamenti Amerikan i Shtetit pritet të vijojë me masa të tjera ndaj personave dhe strukturave që lidhen me trafikun e drogës dhe aktivitetet e paligjshme.







