Ballina Aktualitet Mashtrimet me Call Center, goditen grupet kriminale/ SPAK tjetër operacion në Tiranë,...

Mashtrimet me Call Center, goditen grupet kriminale/ SPAK tjetër operacion në Tiranë, kontrolle në disa ambiente

103
0

Me urdhër të SPAK, një tjetër operacion po zhvillohet kundër mashtrimeve me Call Center. Burime bëjnë me dije se në aksionin që është ende në zhvillim e sipër, bashkë me agjentët e BKH-së, po asistojnë edhe efektivë të Policisë së Shtetit.

Aksioni ka nisur mëngjesin e sotëm në Tiranë dhe po ushtrohen kontrolle në disa ambiente. Ende nuk dihet nëse ka persona të arrestuar.

Operacioni i SPAK vjen pak ditë pasi Policia e Shtetit goditi një tjetër rrjet mashtrimi përmes Call Centerave, që u zhvatën evropianëve 50 mln euro. 10 persona ranë në pranga, ndërsa 4 të tjerë u shpallën në kërkim.

Vetë SPAK, në muajin janar, çoi në pranga 8 anëtarë të një grupi kriminal të mashtrimit me Call Center, të cilët aktivitetin e ushtronin në dy kulla luksoze në Tiranë.