Ballina Aktualitet E rëndë në Itali/ Plagoset me armë zjarri 40-vjeçari shqiptar, pronar i...

E rëndë në Itali/ Plagoset me armë zjarri 40-vjeçari shqiptar, pronar i një lokali bastesh

118
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Velletri, në periferi të Romës, ku një 40-vjeçar me origjinë shqiptare ka mbetur i plagosur me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake, incidenti ka ndodhur rreth orës 21:00, në rrugën Via Mariano Colagrossi.

Sipas mediave italiane, shtetasi Alban Hekurani, pronar i një salle bastesh sapo kishte parkuar automjetin dhe po i drejtohej banesës së tij, kur është qëlluar nga pas nga persona ende të paidentifikuar.

Autorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja, duke humbur gjurmët.

I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë. Ndërkohë, karabinierët e Velletrit kanë nisur hetimet dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.