Ballina Kronika Vrasje për prishjen e pazareve të drogës në Memaliaj/ Arrestohen 3 persona,...

Vrasje për prishjen e pazareve të drogës në Memaliaj/ Arrestohen 3 persona, në kërkim 2 të tjerë. Si ndodhi ngjarja

114
0

Policia ka zbardhur rrethanat e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 21 prillit në Memaliaj, ku mbeti i vrarë 30 vjeçari Endri Goxhaj dhe u plagos 25 vjeçari Dali Nela.

Policia e Gjirokastrës, nën drejtimin e Prokurorisë, ka arrestuar disa persona dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë, të dyshuar për përfshirje në vrasje me dashje në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.

Në pranga ranë shtetasit Dali Nela dhe Aldo Kalemi si dhe u arrestua në flagrancë shtetasi Ermal Mataij.

Në kërkim u shpallën shtetasit Donaldo Nela dhe Marioldo Nela, procedim në gjendje të lirë shtetasit Julian Kalemi dhe Gëzim Qëndraj.

Hetimet kanë treguar se ngjarja ka nisur nga një konflikt i çastit mes viktimës dhe të plagosurit ku Endri Goxhaj ka shtënë me armë ndaj Nelës duke e plagosur. Më pas 2 vëllezërit e shtetasit Dali Nelës (2 shtetasit e shpallur në kërkim), dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim viktimës, i cili, si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital

Policia sekuestroi armë zjarri, municion, automjete, motomjete dhe celularë që pritet të shërbejnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.