Ballina Politika Takimi me Mitsotakis, mediat greke: Rama ishte veshur sikur po shkonte për...

Takimi me Mitsotakis, mediat greke: Rama ishte veshur sikur po shkonte për të pirë, edhe qeni i kryeministrit u habit/FOTO

102
0

Kryeministri Edi Rama, i veshur “sikur po shkonte për të pirë” në rezidencën Maximos gjatë takimit me Kyriakos Mitsotakis – ia hodhi fajin protokollit të tij. Ai tha se nuk e priste një pritje të tillë nga kryeministri i Greqisë…Edhe një herë tjetër, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tërhoqi vëmendjen jo për qëndrimet e tij politike, por për zgjedhjet e tij në stilin e veshjes.

Rama, në takimin që pati me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis, nuk bëri gjestin e njohur të përkuljes si më parë me Giorgia Melonin, por u paraqit i veshur me atlete të bardha dhe një kostum më të thjeshtë, si për një shëtitje.

Madje, ai kërkoi falje për këtë, duke ia hedhur fajin protokollit të tij që, sipas tij, nuk e kishte informuar se po shkonte në rezidencën Maximos, pra në zyrën e kryeministrit grek.

“Ju kërkoj ndjesë”, i tha Rama Mitsotakis, “që nuk jam i veshur aq zyrtarisht sa ju, sepse nuk e prisja një pritje të tillë. Shpresoj që mediet greke të mos e interpretojnë ndryshe, por vetëm si mungesë informacioni nga protokolli im.”

Mitsotakis iu përgjigj me humor: “E dimë që je gjithmonë shumë krijues në mënyrën si vishesh, dhe kjo na pëlqen”.

Image

Sa i përket pjesës politike, Kyriakos Mitsotakis theksoi se është gjithmonë e dobishme të bëhet një vlerësim i progresit të rëndësishëm në marrëdhëniet dypalëshe dhe përsëriti mbështetjen e Greqisë për rrugën e vështirë të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

“Megjithatë,” shtoi ai duke iu drejtuar Ramës, “kemi ende një mundësi të rëndësishme për të zgjidhur çështjet e mbetura dhe për të forcuar miqësinë e vërtetë mes dy popujve tanë. Prandaj është një kënaqësi të të mirëpresim sërish në Athinë, dhe e di që të pëlqen të vish këtu”.

Nga ana e tij, Edi Rama u shpreh se ndihet i lehtësuar “që gjithçka që duhet të mbetet në të kaluarën, ka mbetur aty”, gjë që sipas tij i jep mundësinë të vizitojë më shpesh Greqinë, një vend që e pëlqen shumë.

Ai falënderoi Mitsotakis për mbështetjen dhe shtoi se Shqipëria është e gatshme të vazhdojë dhe të përfundojë një marrëveshje strategjike partneriteti, ku të adresohen të gjitha çështjet, duke theksuar se sipas tij nuk ka më tema të hapura mes dy vendeve. Gjithashtu, ai nënvizoi dëshirën për anëtarësim në BE dhe për ta bërë rajonin më të rëndësishëm në këtë drejtim.

Edhe qeni “Kikiriku” i kryeministrit mbeti i habitur…/NEWSIT

Image