Ballina Aktualitet Ndryshime në polici, Skënder Hita bën lëvizjen e radhës

Ndryshime në polici, Skënder Hita bën lëvizjen e radhës

142
0

Ndryshime të rëndësishme janë regjistruar në kupolën e Policisë së Shtetit. Me firmën e Drejtorit të Përgjithshëm, Skënder Hita, janë bërë lëvizje në disa prej drejtorive vendore në të gjithë vendin, duke prekur pozicione kyçe të strukturës drejtuese.

Gazetarja Xhensila Kodra, bëjnë me dije se Besmir Dervishi është larguar nga posti i zëvendësdrejtorit të Policisë së Tiranës dhe është emëruar shef i hetimit të krimeve në Kukës. Në vend të tij është caktuar Oliger Torba, i cili më herët mbante detyrën e zv/drejtorit në Fier.

Ndryshime janë regjistruar edhe në disa qarqe të tjera, përfshirë Shkodrën, Lezhën dhe Fierin, ku janë rikonfiguruar pozicionet e nëndrejtorëve të drejtorive vendore.

Në kuadër të këtyre lëvizjeve, është larguar edhe shefi i Komisariatit Nr. 2 në Tiranë, Ermal Kënaçi, i cili është transferuar në Kukës.

Gjithashtu Gent Ndoj, i cili ishte Drejtor për Hetimit e Krimit Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme është transferuar në Dibër.