Ballina Ekonomia I paditur apo gënjeshtar/ Si mashtroi ministri i Financave në Parlament për...

I paditur apo gënjeshtar/ Si mashtroi ministri i Financave në Parlament për taksat që u fali oligarkëve të bregdetit

126
0

Ministri i Financave, Petrit Malaj, gënjeu publikisht në Parlament duke u përpjekur të fshehë manovrën përmes së cilës u fali miliona euro taksa oligarkëve që ndërtojnë në bregdet.

I pyetur nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, se sa është vlera e të ardhurave të munguara në buxhet si pasojë e bllokimit për më shumë se dy vjet të çmimeve të reja të referencës, Malaj u përgjigj si Shvejku.

“Taksa e ndikimit në infrastrukturë është një taksë, që ndërtuesit e paguajnë bazuar në preventivin e investimit që do bëjnë, jo bazuar në çmimin e referencës. Pra, e thënë ndryshe, ne nuk po avantazhojmë askënd. Ajo që po ndodh është që ne po zbatojmë kuadrin ligjor,” tha Malaj.

Ky në foton më poshtë është neni përkatës i ligjit të taksave vendore, që saktëson se mbi ç’bazë paguhet taksa e ndikimit në infrastrukturë.

I paditur apo gënjeshtar/ Si mashtroi ministri i Financave në

“Në rastin e ndërtimeve të destinuara për qëllime banimi apo për njësi tregtimi dhe shërbimi, të cilat kryhen nga shoqëri ndërtimi, shkalla e taksës së ndikimit në infrastrukturë është në masën 4 për qind deri në 8 për qind të çmimit të shitjes për metër katror. Çmimi i shitjes për metër katror bazohet në vlerën referuese të vlerës së tregut, sipas përcaktimeve të nxjerra me akt të Këshillit të Ministrave,” thuhet në nenin përkatës të ligjit.

Meqë ministri i Financave mund të ketë probleme me kuptimin e ligjeve, ka dhe një sqarim më të thjeshtë nga Bashkia e Tiranës.

I paditur apo gënjeshtar/ Si mashtroi ministri i Financave në

Pra taksa e ndikimit në infrastrukturë, është 8 për qind e çmimeve referencë që përcakton qeveria dhe jo 8 për qind e preventivit të investimit siç mashtron publikisht ministri i Financave.

Kjo nuk është një përgjigje pa zarar, por një gënjeshtër e cila fsheh miliona euro taksa të falura për oligarkët e ndërtimit, përmes një skeme mafioze, që Kapitali e denoncoi dy muaj më parë. (Lexo këtu).

Por ministri i Financave vazhdon të mashtrojë publikisht. E vetmja dilemë tani është kjo; Shqipëria ka një ministër financash të paditur, që nuk njeh ligjet e taksave apo një ministër financash që gënjen si shërbëtor i oligarkëve? Në çdo rast, ky është një problem i madh./Kapitali