Ballina Bota Presidenti amerikan kërcënon Britaninë e Madhe

Presidenti amerikan kërcënon Britaninë e Madhe

77
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se mund të vendosë tarifa të mëdha ndaj Mbretërisë së Bashkuar nëse Londra nuk heq dorë nga taksën e saj mbi shërbimet dixhitale.

Ai e bëri këtë deklaratë për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë.

Trump tha se taksa e Mbretërisë së Bashkuar ndikon në interesat e kompanive të mëdha të teknologjisë amerikane, përfshirë Apple, Google dhe Meta.

“Nëse nuk e shfuqizojnë këtë taksë, ka të ngjarë të vendosim tarifa të mëdha ndaj Mbretërisë së Bashkuar”, tha Presidenti i SHBA-së.

Mbretëria e Bashkuar vendosi një taksë prej 2% mbi shërbimet dixhitale në vitin 2020, një masë që më parë u kritikua nga Uashingtoni.