Ballina Politika Berisha zbulon datën e protestës së radhës: Kryengritje kundër kreut të organizatës...

Berisha zbulon datën e protestës së radhës: Kryengritje kundër kreut të organizatës kriminale

80
0

Kreu i PD Sali Berisha njofton protestën e radhës. Në një komunikim për mediat ai tha se më 8 maj do organizohet kryengritja më e fuqishme.

“Në datën 8 maj shqiptarët do të mblidhen në rrugët dhe sheshet e Tiranës në kryengritjen e tyre më të fuqishme paqësore që ka njohur vendi kundër kreut të organizatës kriminale, kundër Edi Ramës dhe narkoministrave. Ju jeni dëshmitar se pasi bllokoi arrestimin e Lubi Ballukut, për afera të përbashkëta me Ramën për të cilat në një vlerësim paraprak, prokurori përcaktoi 36 vite burg kërkesën e tij. Natyrisht nuk kishin më pakt për Ramën në atë mes. Me mandatet e krimit bllokoi arrestimin e Ballukut për të mbrojtur veten”, tha Berisha.