Ballina Politika “Ergys Agasi përfitues i mijëra ha/tokë e pyje”/ Berisha: 13 mijë faqe...

“Ergys Agasi përfitues i mijëra ha/tokë e pyje”/ Berisha: 13 mijë faqe janë zhdukur nga Kadastra, u bënë tjetërsime…

90
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka denoncuar se në një dalje për mediat se 13 mijë faqe janë zhdukur nga të dhënat e Kadastrës, ku janë zhvendosur dhe tjetërsuar titujt e pronësisë.

Sipas tij, Ergys Agasi, është përfitues i shumë tokave dhe pyjeve përmes tjetërsimeve abuzive.

“Këta mafiozë kanë lëvizur vendndodhjen e pronës së tyre. E kanë pasur ngjitur me shtëpinë, ia kanë çuar në majë të malit, dhe ia kanë marrë këtë që ishte afër shtëpisë. Ajo që është bërë me Kadastrën, s’është bërë asnjëherë deri më sot. E ka bërë Rama me Ergys Agasin. 13 mijë faqe janë zhdukur nga Kadastra dhe në digjitalizim janë transpozuar mijëra tituj.

Ergys Agasi është pronar i dhjetëra mijëra katrorë pyje e ara duke tjetërsuar pronësi dhe duke i plaçkitur ato. Pra, këto janë aferat për të cilat shqiptarët s’do të pajtohen kurrë. Këto janë shfaqet e vërteta se pse në Bruksel diskutohet për Shqipërinë dhe çdo javë shtohen kushtet. Opozita është zëdhënësja juaj, e interesave jetike tuaja. Thotë gjithmonë të vërtetën.

Sulmet që bëhen ndaj opozitës, nga mafioze të qeverisë, kanë vetëm një synim, mbrojtjen e plaçkitjeve që ju bëhen juve qytetarëve shqiptarë, shkatërrim dhe vjedhje dhe në fakt largimin tuaj nga Shqipëria. Ditën e premte në datën 8 maj e gjithë Shqipëria në Tiranë.”, tha ai.