Ballina Kronika Lëvizte i armatosur/ Vihet në pranga 30-vjeçari, i sekuestrohet armë zjarri dhe...

Lëvizte i armatosur/ Vihet në pranga 30-vjeçari, i sekuestrohet armë zjarri dhe një krehër me fishekë

87
0

Lëvizte me automjet, i armatosur me pistoletë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 30-vjeçari. Pas hekurave ra shtetasi Dorjan Ziflaj.

“Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, një krehër me fishekë dhe automjeti.

Në vijim të kontrolleve intensive dhe punës së pandërprerë për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë siguruar informacion për një shtetas që lëvizte i armatosur, në qytet.

Bazuar në këto informacione, në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 4, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin e dyshuar, Dorjan Ziflaj.
Gjatë kontrollit fizik ndaj tij dhe kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe një krehër me fishekë për të, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Në përfundim të veprimeve, drejtuesi i automjetit, shtetasi D. Z., 30 vjeç, banues në Vlorë, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.”, sqaron policia.