Ballina Politika Berisha: S’janë iranianët që hakëruan, por surrelasit! Rama një armik, horr që...

Berisha: S’janë iranianët që hakëruan, por surrelasit! Rama një armik, horr që qeveris me bandë kriminale!

92
0

Kreu i PD Sali Berisha është shprehur se qytetarët shqiptarët janë vjedhur nga qeveria shqiptare që nuk punon për shqiptarët, por për të vjedhur miliardat.

Berisha akuzoi Ramën se po qeveris me bandë kriminale, ndërsa hodhi akuzat se pas sulmit të hakërrimeve nuk fshihen iranianët, por vinte nga Surreli.

Në vend që të sulmojnë qeverinë që vjedh qytetarët, përpiqen të gjejnë fajin tek opozita. Rëndom shprehen se po nxirrni, se ne denoncojmë Shqipërinë në forumet botërore. Por Shqipërinë e nxijnë faqe e moral ata që vjedhin qytetarët, ata që bllokojnë drejtësinë. Kush e nxin Shqipërinë? Ai që mbron interesat e qytetarëve, apo ai që përdor pushtetin për t’u pasuruar me miliarda. Ne po mbrojmë interesat e shqiptarëve. Nuk ka horra si këta, janë identik me mentalitetin e diktaturës së mëparshme…Ne po shkojmë drejt integrimit të BE dhe kjo do të thotë standarde të përbashkëta, por nëse ecën në kundërshtim me këto, ato janë vetëm për një qëllim që qytetari shqiptar të jetë më i lirë dhe sigurt….Kjo është tërësia e ligjeve e standardeve. Tani duke zëvendësuar këto kritere për të shkëlqyerin Edi Rama…i cili thotë se shqiptarët thotë kanë kulturë pengmarrjen. S’mund të themi gjë për AKSHI, Edi Rama , Linda Rama , Armanda Frangu…Grupi me në krye Edi Ramën ka bërë krim të shëmtuar me Kadastrën e Shqipërisë. Vetëm nga Kadastra e Tiranës u zhdukën 13 mijë fletë. Operacuonet e Kadastrës janë operacione që tejkalojnë miliarda. Prona i është transferuar X, atij X i është thënë do ia çosh tjetërkujt derisa të zhdukej çdo gjurmë për pronën…Vetë Edi Rama me kanionin e Gjipëse…Kujtojmë kur e ngritëm çështjen”, tha ai.

Më tej Berisha u shpreh: “Nuk janë iranianët, janë surrelasit. Rama, ata që kanë hakeruar emailet e pronarëve…Nuk ka kush pronë të sigurt më. Vetëm qëndresa jonë është shpresa e vetme dhe shpresa e fundit. Ne nuk do të dorëzohemi. Ky hajdur, armik, bandë kriminale, horr, duhet të largohet nga pushteti. Morali i tyre është morali i horrave”.