Ndeshja e Ligës së Dytë – Perëndim në Bosnje dhe Hercegovinë mes skuadrës së Vitezit dhe Bajer u ndërpre në pjesën e dytë pas një ngjarjeje tragjike.
Siç raportojnë mediat në Bosnje, lojtari i skuadrës mysafire, Amir Xhihan, u rrëzua gjatë ndeshjes në fushë.
Megjithëse mjekët e të dy skuadrave vrapuan menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë, për fat të keq futbollistit nuk mundën t’i shpëtonin jetën dhe ai ndërroi jetë në vendngjarje.
Xhihan ishte djali i trajnerit të skuadrës së Bajer, Enes Xhihan.
“Të dashur tifozë, me pikëllim të madh ju njoftojmë se sot, në ndeshjen e klubit tonë kundër Vitezit, lojtari ynë Amir Xhihan pësoi një aksident të rëndë, të cilin fatkeqësisht nuk e mbijetoi.
Së shpejti do të ketë më shumë informacione, ju lutemi për mirëkuptim dhe që të gjithë së bashku t’i japim mbështetje trajnerit tonë dhe familjes së tij”, njoftoi klubi në Facebook.







