Ballina Aktualitet Ish-drejtuesja e BKH-së merr detyrën e rëndësishme në Policinë e Shtetit

Ish-drejtuesja e BKH-së merr detyrën e rëndësishme në Policinë e Shtetit

130
0

Ish-drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj ka marrë detyrën e rëndësishme në Policinë e Shtetit. Hajnaj është emëruar në krye të Departamentit për Teknologjinë e Informacionit në Policinë e Shtetit. Vendimi është marrë nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.

Sipas ligjit për Policinë e Shtetit, Hajnaj duhet të rikthehej në të njëjtën detyrë ku ka shërbyer më parë. Mosrikthimi i saj nga ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, bëri që çështja të shkojë në Gjykatën Administrative. Vendimi i kësaj gjykate çoi në anulimin e garës për drejtimin e departamenteve në Policinë e Shtetit.

Kujtojmë se mandati i Hajnajt në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit ka përfunduar më 31 gusht 2025, ndërsa më pas, në shtator KLP e liroi atë nga detyra. Para se të bëhej drejtoreshë e BKH-së, ajo mbante detyrën e Zëvendësdrejtores së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.