Ballina Lifestyle Pas 5 muajsh, Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton më të afërt se...

Pas 5 muajsh, Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton më të afërt se kurrë

93
0

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton po vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes, pasi janë parë së bashku në Los Angeles, duke konfirmuar edhe njëherë lidhjen e tyre që tashmë ka arritur në muajin e pestë.

Çifti i famshëm është fotografuar duke mbërritur në aeroportin e qytetit, duke u shfaqur mjaft të afërt dhe të buzëqeshur, çka ka shtuar spekulimet për një lidhje gjithnjë e më serioze. Burime pranë tyre bëjnë të ditur se raporti mes tyre është forcuar ndjeshëm gjatë muajve të fundit dhe ata po kalojnë gjithnjë e më shumë kohë së bashku.

Kim Kardashian, e njohur për jetën e saj publike dhe marrëdhëniet e bujshme, duket se ka gjetur stabilitet në krahët e kampionit të Formula 1. Ndërsa Lewis Hamilton, i cili zakonisht e mban jetën private larg syrit të publikut, këtë herë nuk po e fsheh afrimitetin me yllin e reality show-t.

Fansat në rrjetet sociale kanë reaguar menjëherë ndaj pamjeve të fundit, duke e konsideruar këtë dyshe si një nga çiftet më të papritura dhe më të komentuara të momentit.

Megjithëse asnjëri prej tyre nuk ka bërë ende një deklaratë zyrtare për marrëdhënien, paraqitjet e shpeshta publike dhe momentet e kapura nga paparacët flasin qartë për një romancë që po forcohet dita-ditës.