Ballina Politika Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës, kryeministri thirret në interpelancë…

Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës, kryeministri thirret në interpelancë…

115
0

Me një vendimmarrjeje të fundit të Këshillit të Ministrave, kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime në funksionimin e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare (DSHQ), duke i dhënë kësaj të fundit të drejtën për të negociuar dhe lidhur kontrata me kompani ajrore, rrjete hoteliere dhe agjenci udhëtimi nën klauzola konfidencialiteti.

Pra, pagesa sekrete pa konkurs dhe në fshehtësi të plotë për përdorimin e taksave për luksin e kryeministrit.

Për këtë, deputetët e partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe Erald Kapri  kanë kërkuar një interpelancë në Kuvend.

“Në thelb, kjo vendimmarrje krijon një mekanizëm të ri që mundëson fshehjen nga publiku të të dhënave mbi udhëtimet zyrtare të Kryeministrit, një çështje që ka qenë objekt i vazhdueshëm kritikash për mungesë transparence dhe llogaridhënieje”,-thuhet në dokumentin e dorëzuar në Kuvend.

Deputetët ngrenë disa pyetje:

·        Cilat janë arsyet konkrete që kanë diktuar vendosjen e klauzolave të konfidencialitetit për kontratat që lidhen me udhëtimet zyrtare?

·        Si justifikohet kjo praktikë në raport me parimin e transparencës dhe të drejtën e publikut për informim mbi përdorimin e fondeve publike?

·        A ekzistojnë mekanizma kontrolli dhe auditimi për këto shpenzime dhe si garantohet që ato të mos abuzohen?

·        Si harmonizohet kjo vendimmarrje me legjislacionin në fuqi për të drejtën e informimit dhe standardet ndërkombëtare të transparencës?

 

Kryeministri më herët ka refuzuar të ngrejë një komision hetimor për shpenzimet e tij të udhëtimit, dhe ka deleguar gjithmonë interpelancat tek ministrat e tjerë.

E pa qartë nëse kësaj radhe do të bëjë një kthesë.