Ballina Politika Spahiu: Kush ja kthen shëndetin Metës,nëse merr pafajësi pas 3 vjetësh paraburgim?

Spahiu: Kush ja kthen shëndetin Metës,nëse merr pafajësi pas 3 vjetësh paraburgim?

114
0

Transmetimi live i seancave gjyqësore dhe nxjerrja nga kafazi i qelqtë në sallën e gjykatës janë dy prej kërkesave kryesore të ish-presidentit Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim prej 28 tetorit të vitit 2024 dhe po gjykohet për një sërë akuzash për korrupsion në lidhje me aferën CEZ-DIA, kontratën lobuese të LSI-së në Shtetet e Bashkuara, si dhe për pastrim parash e fshehje pasurie.

I ftuar në një emision televiziv juristi Kreshnik Spahiu tha se jo vetëm që mbajtja në kabinën e qelqtë, por edhe paraburgimi i tejzgjatur është një problem me dëme të parikuperueshme, nëse Meta fiton pafajësinë.

Spahiu ngriti shqetësimin edhe për kushtet mizerabël që, sipas tij, kanë ambientet e paraburgimit në Shqipëri, të cilat shkaktojnë bjerrjen fizike të të paraburgosurve, si në rastin e Metës.