Ballina Politika Rama shkon në Berlin për ekspozitë dhe sulmon BE-në: Metoda e saj...

Rama shkon në Berlin për ekspozitë dhe sulmon BE-në: Metoda e saj është e ngadaltë dhe plot me pengesa

107
0

Edi Rama u shfaq dje në Berlin të Gjermanisë për një ekspozitë të punimeve të tij.

Ekspozita u zhvillua në ambientet e ambasadës italiane në Berlin, nën kujdesin e ambasadorit Fabrizio Bucci, që ka shërbyer më përpara në Tiranë.

Nga kjo ekspozitë, Edi Rama sulmoi edhe Bashkimin Europian, duke thënë se metoda e tyre është e ngadaltë dhe e mbushur me pengesa.

“BE-ja është një bekim për ne, roli i saj është shumë i dobishëm për ndërtimin e institucioneve dhe ajo di si ta bëjë këtë. Është procesi më neurotik i mundshëm, por funksionon. Falë kësaj, ne kemi ndryshuar,” tha Rama.

Sipas agjencisë ANSA, Rama theksoi gjithashtu se si Bashkimi Evropian ka “ndryshuar qëndrimin e tij themelor” që nga agresioni i Putinit kundër Ukrainës: “Më parë, ata thoshin fjalët e duhura, por nuk ndërmorën veprime. Kur erdhi pushtimi, ata e kuptuan se të gjitha palët jashtë bllokut mund të humbisnin”.

Kryeministri shqiptar, megjithatë, bëri thirrje për një ndryshim të mëtejshëm të ritmit: metoda evropiane mbetet shumë e ngadaltë, shumë e mbushur me pengesa. “Ne duhet të bëjmë atë që duhet të bëjmë. Dhe do të ecim përpara sepse kështu përmirësohemi”, shpjegoi ai.