Ndërsa Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) kreu një operacion të gjerë në disa qytete, teksa dyshimet janë për një rëndim të mundshëm të akuzës ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, dalin në pah të tjera akuza që e vendosin çështjen në një dimension shumë më të gjerë.
I ftuar në nje studio televizive deputeti i PD, Bledi Himçi, tha se afera nuk kufizohet vetëm tek ish-ministrja, por përbën një skemë të mirëfilltë të një “grupi të strukturuar kriminal” apo edhe “organizate kriminale”, në krye të së cilës qëndron kryeministri Edi Rama.
Himçi la të nënkuptohej për komunikime të brendshme, ku tha se ekzistojnë mesazhe të shumta të dërguara “forëard” nga drejtori i ARRSH-së te Belinda Balluku, të cilat në origjinë vinin nga numri i telefonit të kryeministrit Edi Rama.
Mjafton ky fakt, shprehet ligjvënësi demokrat, për të dëshmjuar bashkëpunimin dhe përfshirjen direkte të kreut të qeverisë në këtë aferë.
Sipas Himçit, asnjë hetim për këtë dosje nuk mund të jetë i plotë pa përfshirë emrin e Edi Ramës, pasi prapa çdo afere të madhe korruptive fshihet emri i kryeministrit.
Kur ka nisur çështja Balluku, ne nuk jemi para një vepre të thjeshtë penale të shpërdorimit të detyrës, por sigurisht ne jemi në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, i cili ka vepruar në mënyrë të sofistikuar qoftë në përcaktimin dhe janë të ndara në detyra përkatëse. Ndoshta akoma më tepër mund të jemi jo më në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, por dhe para një organizate kriminale, ku kreu i Meduzës në këtë aspekt është Edi Rama së bashku me Belinda Ballukun. E them këtë sepse situata është aq e sofistikuar ku nuk ka ekzistuar vetëm korrupsioni.
Situata ka vazhduar akoma më tutje. Kemi po të njëjtin model të 5D-së së Bashkisë së Tiranës, por edhe në qeveri. Kemi një situatë në të cilën realisht kompanitë e caktuara të cilët janë kamufluar si kompani të reja, por që në financime ka qenë të vetë qeveritarëve dhe drejtuesve, të qeverisë, kryeministrit dhe zëvendëskryeministres.
Kemi një situatë në të cilën paratë e taksapaguesve janë, janë shpërdoruar do të thoja në rrugë dhe në investime në vlera marramendëse, në respekt me vlerën e kostos që kanë pasur dhe sigurisht kjo ka qenë vlera e korrupsionit që kanë përfituar këto qeveritarë, por akoma më tutje është se ku i kanë çuar paratë këto qeveritarë dhe sigurisht këtu flitet pastaj për mënyrën se të sofistikuar se si janë transferuar këta të afërmit e tyre, se si janë transferuar këto para më tutje edhe tek, ortakë të kompanive apo shoqërive të cilët janë krijuar gjatë viteve të fundit, dhe që realisht, po ta vini re, sot ky kontroll përkon me aspektin që SPAK ka bërë. Nga ana tjetër mund të them që SPAK vazhdon të mbetet i brishtë, sepse në këtë aspekt duhet t’i kishte hetuar në mënyrë të plotë dhe të qartë dhe nuk kishte pse, të vazhdonte me këto lloj episodesh të mëtejshme.
SPAK-u është i vendosur para një situate të tillë ku sigurisht mosdhënia e autorizimit ndaj Belinda Ballukut tani është kthyer si çështje gjelash. Por që në të vërtetë nuk është duke bërë punën në kuptimin e mirëfilltë dhe profesional. Sigurisht, Belinda Balluku duhet të ishte kohë të ishte pas hekurave, që kur opozita e ka ngritur këtë shqetësim, e tregoi brishtësinë e tij vetëm në momentin që kërkoi pjesë për shkarkimin.
Më pas e rriti dozën për pjesën e arrestimit duke shtuar diçka nga reagimi që pati kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për të mbrojtur zëvendëskryeministren. Në qoftë se ju i kujtoni diskutimet e tij, këtë e them edhe për opinionin publik, ku thoshte kishte njeri të pazëvendësueshëm siç ishte Belinda Balluku dhe askush nuk mund të bënte punën e zëvendëskryeministres.
Më pas kur u rrit doza e akuzës ndaj Belinda Ballukut dhe kërkuan më pas arrestimin e saj, atëherë u gjet që të shkarkohej dhe të hiqej larg vëmendjes politike dhe të paktën tani nuk është më funksionare e ekzekutivit dhe kështu që nuk mund të prishi provat dhe mund të vazhdojë të hetohet. Ndërkohë që veprat që ka kryer dhe ka konsumuar janë shumë të rënda.
Po flitet me për miliona euro të shpenzuara dhe të çuara dëm për korrupsionin që ka kryer Belinda Balluku së bashku në bashkëpunim me Edi Ramën. Nëse do të vazhdojmë akoma më tutje, ka mesazhe pafund midis drejtorit të ARRSH-së dhe Belinda Ballukut të dërguara forward. Nga kush, nga cili numër kanë dalë këto që kanë dërguar forëard Belinda Ballukut? Është një element tjetër të cilët SPAK-u duhet ta kishte hetuar me kohë se kush ishte numri dhe numri ka qenë numri i kryeministrit. Dhe sigurisht që këto janë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, sigurisht që SPAK-u vazhdon të mbetet i brishtë ndaj autoritetit të kryeministrit dhe nuk ende nuk ka ngritur një akuzë të mirëfilltë ndaj kryeministrit Edi Rama.
Nuk mund të hetohet e gjithë kjo dosje pa emrin e Edi Ramës në të gjithë veprimtarinë kriminale që ka ndodhur gjatë drejtimit si zëvendëskryeministre dhe ministre e infrastrukturës që ishte Belinda Balluku. Në çdo aferë korruptive, prapa fshihet emri i kryeministrit Edi Rama. Dhe nuk mund të shikohet kjo në një situatë të shkëputur.
Kjo duhet parë në qoftë se SPAK realisht ka vullnetin e plotë për ta hetuar, duhet ta hetojë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, duke përfshirë në këtë pjesë të korrupsionit edhe kryeministrin Edi Rama. Koha kur të cilën kumbullat dhe dardhat që kanë hëngër pas krahëve ministrat e tij ka kaluar, tashmë është vetë personi që ha kumbulla dhe dardha, jo në kurriz të tij por përballë tij dhe bashkë me të ka hëngër dhe vetë kryeministri kumbulla dhe dardha. Dhe me këtë lloj pikëpamje do ta thoja që realisht duhet një angazhim më, më serioz nga ana e SPAK-ut për ta hetuar këtë çështje në një përgjegjësi të plotë.
Ndalon sepse është i brishtë, këtë që ju thashë në fillim, është i pafuqishëm për të hetuar kryeministrin, është i intimiduar nga, nga kryeministri ky SPAK. Dhe ndaj thashë që nëse ka vullnet të plotë duhet të fillojë hetim i thelluar edhe ndaj kryeministrit Edi Rama. Ato format e presionit, në qoftë se ju kujtohet që s’ka bir nëne të cilët mund të marrin celularin.
Koha e të fortit, ndërkohë që reforma në drejtësi ka pasur një dhe vetëm një, ka pasur konsensusin edhe të mazhorancës dhe të opozitës, është miratuar me 140 vota dhe qëllimi kryesor i kësaj reforme ishte që të viheshin para drejtësisë ato që ishin të paprekshëm. Ndërkohë, sfida që i bën kryeministri reformës në drejtësi dhe atë që nga njëra anë e tund si një çelës suksesi për qeverinë e tij, është po ky që e sfidon në mënyrën më të tmerrshme duke thënë që s’ka njeri që të më preki mua, s’ka njeri që të marri mua celularin.







