Ballina Lifestyle “1 milion dollar unazë” në duart e aktores…

“1 milion dollar unazë” në duart e aktores…

100
0

Zoe Kravitz është vënë dhe njëherë në syrin e publikut. Ajo është parë së fundmi në New York City, ku vëmendja u përqendrua tek  unaza e madhe me diamant që mbante në dorë gjatë një shëtitjeje vetëm.

Aktorja 37-vjeçare u shfaq e veshur elegante, me një xhaketë bezhë me detaje kamoshi dhe jakë me gëzof, të kombinuar me një  bluzë në ngjyrë ulliri dhe pantallona të gjera stil casual.

Për të plotësuar dhe më tej pamjen e saj, ajo zgjodhi një palë syze dielli ovale, këpucë të zeza në stil balerinë dhe një çantë lëkure që përputhej me stilin minimalist, por të menduar të aktores.

Dalja e saj vjen menjëherë pas raportimeve se Kravitz është fejuar me këngëtarin Harry Styles, 32 vjeç. Sipas burimeve që qarkullojnë, Styles i ka propozuar aktores me një unazë diamanti që vlerësohet rreth 1 milion dollarë, ose afërsisht 920 mijë euro, në më pak se një viti lidhje.

Dyshja  e të famshmëve kanë qenë në qendër të vëmendjes muajt e fundit për romancën e tyre, e cila ka ngjallur interes të madh publik.

Sipas raportimeve, ata janë parë për herë të parë të kapur për dore gjatë vitit 2025, e më pas janë shfaqur bashkë në dalje publike dhe evente të ndryshme.

Ndërkohë, rrjetet sociale janë mbushur me reagime nga fansat, por edhe komente që lidhen me ish-partnerët e tyre, duke shtuar edhe më shumë interesin rreth kësaj historie të re dashurie në Hollywood.