Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka reaguar lidhur me mundësinë e tërheqjes së rreth 5,000 trupave amerikane nga Gjermania, një vendim që lidhet me tensionet dhe mosmarrëveshjet ndërkombëtare, përfshirë edhe situatën me Iranin.
Ai shprehet se rreziku më i madh për aleancën transatlantike nuk vjen nga jashtë, por nga përçarja brenda saj, duke e cilësuar këtë si një trend shqetësues që duhet ndryshuar sa më shpejt.
Polonia, e cila kufizohet me Rusinë dhe Bjellorusinë, mbështetet fort në NATO dhe SHBA për sigurinë e saj.
Për këtë arsye, vendi ka rritur ndjeshëm shpenzimet për mbrojtje dhe është ndër shtetet që investon më shumë në ushtri brenda Bashkimit Evropian në raport me ekonominë e saj.
Tusk thekson se vendet aleate duhet të forcojnë bashkëpunimin për të shmangur dobësimin e sigurisë së përbashkët në Evropë.







