Ballina Politika Sali Berisha nga Dibra: Ja pse më ka zënë inati me mediet!

Sali Berisha nga Dibra: Ja pse më ka zënë inati me mediet!

111
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalimit të në foltoren e Dibrës, deklaroi se kritikat e tij ndaj mediave nuk lidhen me sulmet personale ndaj tij, por me mungesën e reagimit ndaj, siç u shpreh ai, mashtrimeve të qeverisë ndaj qytetarëve.

Berisha tha se shqetësimi i tij kryesor është qëndrimi i mediave ndaj interesit publik, duke akuzuar se shpesh nuk verifikohen deklaratat e qeverisë për çmimet, subvencionet dhe politikat ekonomike.

Sipas tij, sot është shumë e lehtë të verifikohen të dhënat përmes platformave digjitale, por pavarësisht kësaj, ai pretendon se media nuk i demanton deklaratat qeveritare dhe nuk informon saktë publikun.

“Kur korruptohet gjuha, është fundi i lirisë,” u shpreh Berisha, duke shtuar se mosdhënia e së vërtetës qytetarëve përbën një formë manipulimi dhe mungese transparence.

Ai kritikoi gjithashtu politikat për fermerët dhe subvencionet e naftës, duke thënë se heqja e mbështetjes për këtë sektor dëmton një pjesë të madhe të popullsisë dhe ekonominë rurale.

Berisha akuzoi qeverinë se deformon realitetin dhe bashkëpunon me segmente mediatike për të mos pasqyruar problemet reale të qytetarëve.

Dhe inati im me mediat. Nuk e fsheh. Nuk ka të bëjë me asnjë sulm që më bëjnë mua, absolutisht. Por ka të bëjë me qëndrimin e tyre ndaj interesit publik. A ka ndonjë media të kapë, të futet në Google apo të futet në ChatGPT apo në, në Claude apo në Gemini, të pyesë sa janë çmimet e naftës? Çfarë masash kanë marrë?
Dhe t’u thotë shqiptarëve që ja shiko, ky thotë s’ekzistojnë, po ja që ekzistojnë, ja që i kanë rritur. Ky mashtron. Çfarë po ndodh? Po korruptohet gjuha. Dhe kur korruptohet gjuha, është fundi i lirisë. Drama më e madhe. Kur fjala përdoret për të mos u thënë të vërtetën qytetarëve.
Ajo është skllavëruese, nuk është emancipuese.
Më thoni ju mua, a ka dhimbje më të fortë për fermerët shqiptarë sesa në kulmin e kësaj krize t’ia heqësh subvencionin e naftës? A patë ju ndonjë emision në këto media? Po këta e meritojnë, këta janë 30% e popullit shqiptar. Plus që kanë një impakt të jashtëzakonshëm në tregun, në xhepat, në punësim e të tjera e të tjera me radhë. Nuk ekzistojnë.
E tha ai që vendet e Evropës e kanë hequr subvencionin dhe nuk marrin përsipër. Kanë korruptuar gjuhën, qeveria ka korruptuar gjuhën. Bashkëpunëtorë janë dhe mediat kur përdorin, kur nuk demantojnë, nuk përgënjeshtrojnë mashtrimet e qeverisë.
Sot falë zhvillimeve, brenda 20 sekondave mund të vërtetosh çdo gjë.
Sa është e vërtetë, sa s’është e vërtetë, sa qëndron, si është këtu, si është në Argjentinë, si është në Afrikë të Jugut, po të duash. Por ne qëndrojmë.
Ne qëndrojmë dhe do qëndrojmë. Qëndresa jonë është etike.
Imagjinoni në qoftë se ne nuk do ishim ngritur në protestat e fuqishme ndaj qëndrimeve të të Edi Ramës, mbrojtjes që i bëri vetes tij dhe Lulzim Ballukut.
Edhe me ngritjen tonë, lobistë racistë anti-shqiptarë, deklaronin fshehtas në mbledhje të mbyllura, se Imuniteti është interpretim shqiptar. Në një kohë kur në 2009-ën, në 2010-ën, në 2011-ën, imunitetet ishin hequr zëvendëskryeministrit, ministrit të mbrojtjes, ministrit të punëve publike dhe ish-kryetar partie.
Pse ishin hequr?
Se është çështje drejtësie juaj. Po s’mund të mbrojë. Të akuzojë drejtësia, do shkosh, do mbrohesh aty dhe do dalësh. Kurse ajo atje thoshte, ata atje thoshin, jo po. Ose për AKSHI-n. Merr në, në agjencinë shtetërore merren peng punonjësit dhe biznesmenët. Shtetërore, jo private. Epo kjo është kulturë shqiptare.
Nuk është kjo kulturë shqiptare? Këto janë lobistë e Edi Ramës. Sigurisht që ne përballemi me ta. Dhe e kemi për krenari të përballemi me ta.
Dhe jemi të sigurtë, të jeni të sigurtë që e vërteta vonon, po nuk harron. Siç kanë dalë të vërtetat, siç janë, siç janë mishëruar në tetë rezoluta ndërkombëtare, si kurrë për ndonjë vend tjetër, në një hark kohor më pak se dy vjeçar.
Çdo e vërtetë që ne mbrojmë, do të dalë. Dhe ata të cilët mbrojnë regjimin e Edi Ramës do damkosen si korruptokratë dhe bashkautorë në krimet e tij. Por ne duhet të vazhdojmë betejën. Duhet të vazhdojmë këtë betejë. Të palëkundur, me besim të madh.
Edhe njëherë, ishim në nivel deti, në izolimin më të thellë. Ja ku dolëm. Me dritën e të vërtetës, me asgjë tjetër, dhe guximin tonë, se guxuam.  Të gjithë ju guxuat. Guxuam së bashku.
Dhe tani e vazhdojmë këtë betejë ne. E vazhdojmë gjer në largimin e këtij regjimi. Ky është një regjim i cili nuk ka asnjë legjitimitet.
Edi Rama kudo që shkon, shkon si një kryehajdut i kombit shqiptar. Edi Rama kudo që shkon, shkon si një kryemashtrues i shqiptarëve. Edi Rama kudo që shkon, shkon si armiku më i egër pas Enver Hoxhës i kombit shqiptar.