Ballina Politika “O Bela, o Karakaç në mes të Lushnjës…”/ Korreshi ironizon: Lërini tallavatë...

“O Bela, o Karakaç në mes të Lushnjës…”/ Korreshi ironizon: Lërini tallavatë me miletin

85
0

Deputeti Saimir Korreshi denoncon një situatë alarmante mjedisore në Savër të Lushnjës, ku një hapësirë është kthyer në një vendgrumbullim mbetjesh, të cilat digjen në mënyrë të pakontrolluar duke krijuar një ‘bombë’ ekologjike.

Në pamjet e publikuara, Korreshi e quan “batërdi”, një zonë e stërmbushur me mbetje të të gjitha llojeve, nga gomat e makinerive, mbetje inerte, plastike, e deri te pajisje hidrosanitare dhe mobilie të hedhura pa asnjë kriter.

Videoja tregon qartë kamionë që shkarkojnë mbeturina, ndërsa shtëllunga të mëdha tymi ngrihen nga vatra të shumta zjarri, ku plehrat digjen në qiell të hapur.

“O Bela, o bashkia, o të gjithë çfarë jeni! Urdhëroni si digjni mes Lushnjes,” shprehet deputeti me tone të ashpra, duke iu drejtuar autoriteteve vendore.

Ai ironizon faktin se qytetarët paguajnë taksa për pastrim, gjelbërim e madje edhe për incinerim, por në realitet përballen me një “incenerator” të hapur që ndot ajrin dhe tokën.

Sipas tij, kjo katastrofë ndodh në zemër të Myzeqesë, pranë “Lumit të Zi” që vadit tokat bujqësore të zonës dhe fare pranë autostradës kryesore.

Video-denoncimi i plotë:

Të shikojmë këtu, jemi në Savër. Shikoni një çikë tymin. Ne do afrohemi atje lart, shikoni kamionin atje që po shkarkon. Kape një çikë kamionin që shkarkon.

Jeni në rregull, shikoje një çikë këtu, fillojnë këtu gomat. Ja. Ku fillojnë këtu gomat. Këtu është batërdi, batërdi.

Do t’ju shikojmë se si kemi incinerimin, për atë që paguajnë lushnjarët, incinerimin dhe shiko të gjithë këtë zonë këtu, vetëm hedhin. Shikoni një çikë. Keni dhe atje përpara, do t’ju tregojmë ne dhe më përpara.

O Bela, o bashkia, o Karakaç, o të gjithë çfarë jeni! Urdhëroni si digjni mes Lushnjes. Aty i kaluan ato të bashkisë së Lushnjes, po do dal se do t’ua tregojmë, do afrohemi ne atje. Hajde, hajde ta shikojmë një çikë se si është katastrofa.

E derdhin të gjitha këtu, shiko një çikë. Shiko një çikë këtë zhapka këtu! Derdhin të gjitha këtu këto. Myzeqeja. Urdhëro, hajde, hajde, shiko një çikë këtu, hajde. Hajde të shikojmë një çikë, kallam.

Shiko ku derdhen ato. Po. Si derdhin kamionët, urdhëro. Shiko si e kemi Lushnjen. O ju që paguani taksë gjelbërimi, taksë pastrimi, shiko nga ana tjetër. Të gjithë o lushnjarë, ju që paguani të gjitha taksat.

Shikoni çfarë ju bëjnë, shikoni. Shikoje, shiko këtu, shiko! Uturak, WC. Ja urdhëro! Këtu hidhen të gjitha aty. O shefe! Kapeni këtu, shih çfarë bëhet, shiko! Vazhdojmë ë? Jemi duke vazhduar. Dakord?

Shiko, këtu. Na. Shiko, WC, uturak, gomë, papastërti, plehra, llum. Shikoje, shiko çfarë bëhet këtu, shiko! Alo! Alo bashkia! Urdhëro! A ka shtet këtu? Ore, a ka shtet?

O më thoni, a ka shtet? Çfarë po bëhet ore? Ore në mes të Myzeqesë, aty ku na kanë ardhur, ore këtu vaditen perimet tona, aty del buka. Ore çfarë po bëhet? A më besoni dot ju?

Që e keni Lushnjen kështu, që paguani taksë pastrimi, taksë gjelbërimi, taksë ndriçimi. Jo vetëm në rrugë e drejtë shtatë, po shiko si janë, shiko. Aty poshtë quhet Lumi i Zi.

Kalon vadit të gjithë tokat e Myzeqesë. Shiko. Ja ku ke autostradën kryesore. Urdhëro! Urdhëro ore! Pajisje industriale, urdhëro. Kape dhe retë këtu. Shiko si e ka lënë. Alo, batërdia!

O batërdia! Shiko. Ja bashkia, i ka prerë palmat. Urdhëro! Po ore urdhëro ç’ke, s’ka problem. Urdhëro tani live nga djegiet. Po digjemi live. Po digjemi live. Erdhëm te vatra e zjarrit. Shiko çfarë digjet këtu ore.

Speca, domate, drek bir. Shiko të gjitha. Shiko atje. Shiko çfarë bëhet këtu, shiko! Shiko sa ka andej ore, vazhdon andej akoma.

Telat e tensionit këtu që mund të digjen, shiko çfarë bëhet. Shiko si janë dyshekët atje, kush ka nevojë të flejë, kolltuqet, të gjitha. CF, ku di unë…

Nuk di çfarë të them. Shiko si është, shiko si është situata. Ja dhe atje, kemi vatër zjarri tjetër. Po unë do kundragaz po e vë. Shiko si janë plehrat atje.

Afrohu pak ta shikojnë njerëzit se atje do kundragaz po… Shiko edhe kap pulat e plehrave dhe në kthesë e të tjerë me radhë, shiko si është. Deri te poshtë dhe atje një vatër tjetër zjarri.

Në këto pamje dramatike i bëjmë thirrje të gjitha institucioneve. Kush është, mjedis, bashki, qivirri… Lëreni tallavatë me miletin.

Hajde dhe shikoni se si e keni gjendjen në Lushnje, por të gjitha këto nuk kemi dhe plehra, ne e kemi bërë grumbullim plehrash për shpejtësi.