Ballina Kronika DURRES/ Policia arrestime dhe shpallje në kërkim për vepra penale drejtim mjeti...

DURRES/ Policia arrestime dhe shpallje në kërkim për vepra penale drejtim mjeti në ndikimin e alkolit, vjedhje dhe ndërtim pa leje

124
0

Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin L. N., 48 vjeç, banues në Durrës, pasi drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit;
-nisi procedimi penal për shtetasin A. Gj., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar motomjetin nën ndikimin e alkoolit, ka humbur kontrollin dhe është vetëdëmtuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:
-G. R., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kallëzuar shtetasi L. R., se nipi i tij shtetasi G. R., i ka vjedhur një shumë parash në banesë;
-E. B., 41 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe është kapur nga shërbimet e Policisë në një pallat të pabanuar. Gjatë kontrollit, i është gjetur dhe një mjet prerës (thikë);

Gjithashtu po këto specialistë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin S. S., 34 vjeç, banues në Durrës, i cili është me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, nuk është konstatuar në banesë. Punohet për kapjen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:
-shtetasin K. Xh., banues në Kavajë, pasi është konstatuar duke kryer punime ndërtimi, i pa pajisur me lejen përkatëse;
-për një 14-vjeçar, i cili është kapur në flagrancë pasi kishte vjedhur disa sende me vlerë, në banesën e shtetases E. H.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.