Tifozja e njohur e Botërorit të Katarit, Ivana Knoll, di si të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes.
Ajo është parë në Grand Prix të Miamit dhe është një fanse e rregullt, pasi thuhet se ka marrë pjesë në çdo edicion që nga viti 2022.
“Sky Sports” ka transmetuar Formula 1 dhe tifozët kanë vënë re atë që mund të përshkruhet vetëm si një lente kamerash e çuditshme kur ajo u shfaq në ekran.
Ndërsa Simon Lazenby, Naomi Schiff dhe Jenson Button po diskutonin garën e ardhshme, Ivana kaloi me mburrje pranë tyre si një modele pasarele, dhe operatori i kameras dukej pak i shpërqendruar.
Ndërsa iu afrua kameras, ajo u largua shkurtimisht nga prezantuesit dhe në pamje ishte vetëm Ivana.
Reagimi i një anëtari të ekipit F1 u kap “mat” pasi u shtang teksa ajo kaloi pranë.







