Ballina Politika “Autori si monstër ia mbathi dhe i la në kthetrat e vdekjes”,...

“Autori si monstër ia mbathi dhe i la në kthetrat e vdekjes”, Berisha mesazh ngushëllimi për familjet e dy fëmijëve që u përplasën për vdekje në Durrës

98
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për familjet e dy fëmijëve që humbën jetën pasi u përplasën për vdekje nga Nikoll Radaçi. Në një mesazh në rrjetet sociale, Berisha shkruan se, autori është i njohur si i përkëdhelur i partisë së krimit, problematik për lagjen, por i paprekshëm. ‘Uroj shërim të shpejtë vogëlushit në spital’, shkruan Berisha në mesazhin e tij, ndërsa kërkon ndëshkimin më të rëndë për autorin e tragjedisë.

Reagimi i Kryetarit të PD, Sali Berisha

Një tragjedi e vërtetë

Miq, 58 vjeçari Radaçi iu mori jetën në Durrës me makinë dy djemve, njëri 10 dhe tjetri 13 vjeçar dhe të tretin 8 vjeçar e dëmtoi rëndë dhe si monstër ai ja mbathi.

I la në kthetrat e vdekjes. Nuk iu dha asnjë ndihmë. Autori është i njohur si i përkëdhelur i partisë së krimit, problematik për lagjen por imun e i paprekshëm.

Fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet më të ndjera familjeve të engjëjve viktima.

Unë i lutem Zotit që shpirti i tyre të bëhet dritë dhe prindërit të gjejnë forcën për të përballuar këtë gjëmë të rëndë si dhe uroj shërim të shpejtë vogëlushit në spital. Kurse vrasësit të fëmijëve dhe mbrojtësve të tij ndëshkimin më të rëndë.